LVV dega në Suharekë mban tryezë me temën “Sfidat e zhvillimit të Bujqësisë në Komunën e Therandës”

12.04.2024

Lëvizja VETËVENDOSJE! dega në Suharekë sot ka mbajtur tryezën me temën “Sfidat e zhvillimit të Bujqësisë në Komunën e Therandës”.

LVV dega në Suharekë mban tryezë me temën “Sfidat e zhvillimit të Bujqësisë në Komunën e Therandës” Foto: Ilustrim

Në cilësinë e panelistëve morën pjesë kryetari i Qendrës së LVV-së në Therandë Jetmiri Durmishi, zëvendësministri i Bujqësisë Imri Demelezi, dhe deputeti Salih Zyba njeherit anëtar i komisionit parlamentarë për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.

Takimi u hap nga kryetari i qendrës Jetmir Durmishi i cili falënderoj të pranishmit dhe paraqiti qëllimin e tryezës.

Zëvendësministri Demelezi foli për punën që është duke u bërë nga Ministria e Bujqësisë rreth zhvillimit të mëtejshëm të Bujqësisë, ofrimit të ndihmës bujqeve si dhe ofroi gatishmërinë për bashkëpunim në adresimin e çështjeve të cilat janë sfidë për fermerët.

Ndërsa deputeti Salih Zyba foli për rëndësin e legjislacionit në sektorin e bujqësisë.

Nga pjesëmarrësit u vlerësua rëndësia e mbajtjës së takimeve të tilla, u adresuan disa nga sfidat e përditshme me të cilat përballen si dhe u koordinuam që të vazhdojmë bashkëpunimin në të ardhmën.

Nga takime të tilla me kategori të caktuara, adresohen dhe pranohen me së miri sfidat me të cilat përballemi si shoqëri, andaj me qëllim të qëndrimit sa më afër të qytetarëve tryeza të ngjashme e me diskutime të tilla do të vazhdohen edhe në të ardhmen.

Rekomandimet e daluara nga kjo tryezë

▪️Të rritet angazhimi i bujqve me qëllim të zhvillimit të sektorit te bujqesisë;

▪️Të realizohen trajnime per bujqit;

▪️Toka bujqësore të mbrohet nga shkaterrimi;

▪️Të hartohet një plan afatgjatë për shpenzimin racional të ujit të pijes;

▪️Të krijohen zona të veçanta për akumulimin e ujit;

▪️Të rritet niveli i prodhimit për njësi të siperfaqes;

▪️Të sigurohet teknologji e re për bujqësi.