Muharremaj i uron suksese maturantëve të Suharekës në Provimin e Maturës Shtetërore

26.06.2021

697 maturantë të shkollave të mesme të Komunës së Suharekës po i nënshtrohen sot Provimit të Maturës Shtetërore, në 4 qendra të testimit. Sipas drejtorit të Arsimit në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani në proces janë angazhuar 68 administratorë që janë profesorë nga Komuna e Prizrenit. Po ashtu ai ka bërë të ditur edhe numrin […]

Muharremaj i uron suksese maturantëve të Suharekës në Provimin e Maturës Shtetërore Foto: Ilustrim

697 maturantë të shkollave të mesme të Komunës së Suharekës po i nënshtrohen sot Provimit të Maturës Shtetërore, në 4 qendra të testimit.

Sipas drejtorit të Arsimit në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani në proces janë angazhuar 68 administratorë që janë profesorë nga Komuna e Prizrenit.

Po ashtu ai ka bërë të ditur edhe numrin e nxënësve që po marrin pjesë në provimin e Maturës Shtetërore në 4 qendrat e testimit në Suharekë.

164 nxënës do të jenë në Gjimnazin “Jeta e Re”, 151 në Shkollën Fillore “7 Marsi”, 200 nxënës në Shkollën e Mesme Teknike “Skënder Luarasi” si dhe 182 nxënës në Shkollën e Mesme Profesionale “Abdyl Ramaj”.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj i ka uruar sukses maturantëve në Provimin e Maturës Shtetërore.

Poashtu edhe përfaqësuesit nga Ministria e Arsimit dhe DKA-së i ka uruar për proces të mbarë.

Njoftimi i kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj:

Sot mbahet Provimi i Maturës Shtetërore.

Para se të filloj testimi i kam uruar të maturantët që të kenë sukses, e poashtu edhe përfaqësuesit nga Ministria e Arsimit dhe DKA-së i kam uruar për proces të mbarë.

Urime dhe suksese!