Konkursi për drejtor në 3 shkolla të Suharekës, DKA tregon datën deri kur mund të aplikojnë të interesuarit

31.03.2022

Bazuar në nenin 50 të Ligjit të Procedurës së Përgjithshme Administrative, Nr-05/L-031, Zyra e Personelit të Komunës së Suharekës ka bërë korrgjimin e njoftimit. Korigjohet njoftimi me numër të Protokolit 01-Nr-016-10953 të datës 22.02.2022, korigjimi bëhet vetëm te data e përfundimit të afatit për aplikim për vendet e shpallura të punës në Drejtorinë për Arsim […]

Konkursi për drejtor në 3 shkolla të Suharekës, DKA tregon datën deri kur mund të aplikojnë të interesuarit Foto: Ilustrim

Bazuar në nenin 50 të Ligjit të Procedurës së Përgjithshme Administrative, Nr-05/L-031, Zyra e Personelit të Komunës së Suharekës ka bërë korrgjimin e njoftimit.

Korigjohet njoftimi me numër të Protokolit 01-Nr-016-10953 të datës 22.02.2022, korigjimi bëhet vetëm te data e përfundimit të afatit për aplikim për vendet e shpallura të punës në Drejtorinë për Arsim në Suharekë si në vijim:

1. Drejtor në SHFMU “Destan Bajraktari” në Suharekë – një (1) pozitë;
2. Drejtor në SHFMU “Rilindja” në Nepërbisht – një (1) pozitë;
3. Drejtor në SHFMU “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” në Sallagrazhdë – një (1) pozitë.

Kandidatët e interesuar për këto pozita mund të aplikojnë prej datës 23.03.2022 deri më 06.04.2022.

Korigjim-njoftimi-Konkursi-Drejtor-shkolla-fillore-2022