715 nxënës në Suharekë i nënshtrohen testit të arritshmërisë, Bajselmani viziton qendrat e testimit

11.07.2023

Sot gjatë ditës së martë është duke u mbajtur pjesa e dytë e testit të arritshmërisë edhe në Komunën e Suharekës. Drejtori i Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani në një prononcim për SuharekaOnline ka njoftuar se sot 715 nxënës të klasave të nënta janë duke iu nënshtruar pjesës së dytë të testit të arritshmërisë. Bajselmani […]

715 nxënës në Suharekë i nënshtrohen testit të arritshmërisë, Bajselmani viziton qendrat e testimit Foto: Ilustrim

Sot gjatë ditës së martë është duke u mbajtur pjesa e dytë e testit të arritshmërisë edhe në Komunën e Suharekës.

Drejtori i Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani në një prononcim për SuharekaOnline ka njoftuar se sot 715 nxënës të klasave të nënta janë duke iu nënshtruar pjesës së dytë të testit të arritshmërisë.

Bajselmani ka njoftuar se testi i arritshmërisë, pjesa e dytë në Suharekë është duke u mbajtur në 5 qendra testimi, prej tyre dy në gjimnazin “Jeta e Re” në Suharekë, dy në IAAP “Skender Luarasi” në Suharekë dhe një në IAAP “Avdyl Ramaj” në Shirokë.

Ai ka shtuar se për mbajtjen e këtij testi, si DKA kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme.

Drejtori i Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani ka vizituar edhe nga afër qendrat e testimit, për të parë procesin e testimit ku edhe iu ka uruar suksese të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve suksese në vazhdimësi.

Rikujtojmë se pjesa e parë e këtij testimi në Komunën e Suharekës ka përfunduar pa asnjë incident.