Suharekë, 270 studentë e 150 nxënës përfitojnë bursa – lista e përfituesve

31.01.2024

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë në nëntor të vitit të kaluar ka shpallur konkurs pë 420 bursa. Në njoftimin e DKA-Suharekë njoftuan se 270 bursa do të jepen për studentët ndërsa, 150 të tjera për nxënës të shkollave të mesme të larta, raporton SuharekaOnline.

Suharekë, 270 studentë e 150 nxënës përfitojnë bursa – lista e përfituesve Foto: Ilustrim

Për dallim nga viti shkollor 2022-2023, që u ndan 350 bursa prej të cilëve 200 ishin për studentë dhe 150 për nxënës, Komuna e Suharekës për vitin akademik 2023/2024 do të ndajë 420 bursa ku prej tyre 270 për studentë dhe 150 për nxënës.

Bursat ndahen vetëm për student dhe nxënës që janë banor të përhershëm të Komunës së Suharekës dhe që i vijojnë mësimet/studimet themelore në shkollat përkatësisht Universitetet publike të Kosovës.

Vlera e bursës për një vit akademik-shkollor do të jetë:
Për student/e 50 Euro për 10 muaj;
Për nxënës/e 25 Euro në muaj për 10 muaj.

Të gjithë përfituesit e bursës duhet të dërgojnë në zyrën e financave të Drejtorisë Komunale të Arsimit konfirmimin e llogarisë bankare, kopjen e letërnjoftimit dhe vërtetimin që nuk janë përfitues të bursës universitare për vitin akademik 2023/2024 deri me datën 01.03.2024, në të kundërtën nuk do të jenë përfitues të bursës.

Këshillë juridike: Aplikuesit e pakënaqur me vlerësimin e komisionit të bursave mund të parashtrojnë ankesë me shkrim në Komisionin për Ankesa të formuar nga Kuvendi i Komunës në Suharekë, në afat prej 15 ditësh pas publikimit të listave në tabelën e shpalljeve dhe në web të Komunës së Suharekës. Ankesa bëhet të dorëzohet në objektin e gjendjes civile në Zyrën nr. 1.

Regjistri-i-Studenteve-perfitues-te-burses-shkollore-2023-2024

Regjistri-i-Nxenesve-perfitues-per-burs-shkollore-2023-2024