DKA-Suharekë hap konkurs për 14 vende të lira pune

20.07.2023

Drejtoria e Arsimit në Suharekë ka hapur konkurs për plotësimin e 14 vendeve të lira të punës për disa pozita. Drejtoria e Arsimit në Suharekë ka hapur konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës për 9 mësimdhënës, për lëndët si: gjuhë shqipe, histori, biologji, edukatë muzikore, edukatë fizike, psikologjisë dhe mësim klasor, raporton […]

DKA-Suharekë hap konkurs për 14 vende të lira pune Foto: Ilustrim

Drejtoria e Arsimit në Suharekë ka hapur konkurs për plotësimin e 14 vendeve të lira të punës për disa pozita.

Drejtoria e Arsimit në Suharekë ka hapur konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës për 9 mësimdhënës, për lëndët si: gjuhë shqipe, histori, biologji, edukatë muzikore, edukatë fizike, psikologjisë dhe mësim klasor, raporton SuharekaOnline.

Ndërsa, në konkurs thuhet se 3 vende të lira pune për instruktorët janë në drejtimet si: Instruktor për praktikë profesionale “Bashkëpuntorë Profesional i Infermierisë”, “Teknik i Farmacisë” dhe “Laborant Mjekësor”.

Në konkurs bëhet e ditur se vendet e lira të punës janë për: IP “Fluturat” paralelja në Duhël dhe SHFMU “7 Marsi”.

Në konkurs ndër tjerash tregohen edhe kushtet për këto pozita ku thuhet se kandidatët duhet të kenë përgatitjen adekuate profesionale sipas normativit UA-MASHT nr.05/2021 dhe UA-MASHT nr.08/2021 (Normativit mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm), UA nr.05/2015 (Normativit për mësimdhënësit e arsimit profesional).

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

  1. Formulari i aplikimit (kërkesa) të cilën e plotëson kandidati
  2. Ekstrakti i lindjes
  3. Letërnjoftimi (fotokopje)
  4. Dëshmi nga gjykata që nuk jeni nën hetime.
  5. Diploma e shkallës së kualifikimit ose certifikata në vend të diplomës e cila nuk duhet të jetë më e vjetër se gjashtë muaj (fotokopje)
  6. Kandidatët të cilët kanë diplomuar jashtë RKS, duhet t’i kenë diplomat e nostrifikuara nga MASHTI
  7. Dëshmia e përvojës së punës në arsim (nëse ka)
  8. Certifikatat për trajtimet e kryera të akredituara nga MASHTI (nëse ka)

Afati për pranimin e aplikacioneve është 15 ditë, nga data 20.07.2023 deri më datë 03.08.2023.