Konkursi për 4 vende të punës në QKMF-Suharekë, publikohen rezultatet përfundimtare

03.09.2021

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Suharekës, më 21 korrik 2021 kishte shpallur konkurs të brendshëm për plotësimin e katër vendeve të punës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF). DSHMS-Suharekë kishte publikuar konkurs pune për një zyrtar/e për qështje juridike i personelit në QKMF në Suharekë me kohë të pacaktuar, një […]

Konkursi për 4 vende të punës në QKMF-Suharekë, publikohen rezultatet përfundimtare Foto: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë / SuharekaOnline

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Suharekës, më 21 korrik 2021 kishte shpallur konkurs të brendshëm për plotësimin e katër vendeve të punës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).

DSHMS-Suharekë kishte publikuar konkurs pune për një zyrtar/e për qështje juridike i personelit në QKMF në Suharekë me kohë të pacaktuar, një udhëheqës/e për EVP-së për mjek në QKMF në Suharekë me kohë të caktuar – 4vjet, koordinator/e e SISH-it në Qme kohë të caktuar – 4 vjet dhe një udhëheqës i shërbimeve të Autop. me kohë të caktuar – 4 vjet. Të gjitha këto për në QKMF-Suharekë.

Pozita për një udhëheqës/e për EVP-së për mjek në QKMF në Suharekë me kohë të caktuar – 4vjet është anuluar për shkak që për këtë pozitë nuk kanë qenë tre konkurentë që i plotësojnë kushtet.

Pas testi me shkrim mbajtur më 27.08.2021 dhe intervistës me gojë, DSHMS dhe Komisioni shpallin këto rezultate:

Një (1) Zyrtar/e për qështje juridike i personelit në QKMF në Suharekë me kohë të pacaktuar:
1. Salih Gashi – nr.pro. 1170 – gjithsejt 255 pikë;
2. Shpend Kuqi – nr.prot. 1171 – gjithsej 363 pikë;
3. Sinan Vrella – nr.prot. 1181 – gjithsejt 281 pikë.

Një(1) Udhëheqës/e për EVP-së për mjek në QKMF në Suharekë me kohë të caktuar – 4 vjet (Për këtë pozitë nuk kanë qenë 3 konkurent që i plotësojnë kushtet, pra anulohet kjo pozitë):
1. Dr. Jetmir Sopa – nr.prot. 1190;
2. Dr. Shefket Kadriaj – nr.prot. 1191;
3. Dr. Behare Elshani – nr.prot. 1192

Koordinator/e e SISH-it në QKMF Suharekë me kohë të caktuar – 4 vjet:
1. Valdete Krasniqi – Ahmeti – 06.Nr,1167 gjithsejt 385 pikë;
2. Liridona Balaj – 06.Nr,1168 gjithsejt 306 pikë;
3. Arberije Kolgeci – 06.Nr,1169 gjithsejt 277 pikë.

Udhëheqës i shërbimeve të Autop. në QKMF Suharekë me kohë të caktuar – 4 vjet:
Gazmend Berisha – 06.Nr. 1175 gjithsejt 350 pikë;
Blerim Voci 06.Nr. 1176 gjithsejt 239 pikë;
Lirim Qatani – 06.Nr, 1177 gjithsejt 292 pikë.

“Prandaj pas përfundimit të testit me shkrim mbajtur më 27.08.2021 dhe intervistës me gojë për pozitën nr.1. Një (1) Zyrtar/e për qështje juridike i personelit në QKMF në Suharekë me kohë të pacaktuar, përzgjidhet Shpend Kuqi me 363 pikë. Për pozitën nr.3, Koordinator/e e SISH-it në QKMF Suharekë me kohë të caktuar – 4 vjet, përzgjidhet Valdete Krasniqi me 385 pikë dhe për pozitën 4. Udhëheqës i shërbimeve të Autop. në QKMF Suharekë me kohë të caktuar – 4 vjet, përzgjidhet Gazmend Berisha me 350 pikë“, thuhet në njoftimin e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Suharekës.

REZUL.-PERFUNDIMTARE