Komuna e Suharekës pranon donacion 800 kontinjerë, Muharremaj: Prioritet do të mbetet mirëmbajtja e ambientit

05.01.2023

Komuna e Suharekës sot (e enjte) ka pranuar donacion nga GIZ-i Gjerman. Në mëngjesin e së enjtes Komuna e Suharekës ka pranuar 800 kontinjerë nga GIZ-i Gjerman me qëllim që të mbajë sa më pastër ambientin, raporton SuharekaOnline. I pari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka pranuar donacionin me ç’rast edhe ka falenderuar donatorët, […]

Komuna e Suharekës pranon donacion 800 kontinjerë, Muharremaj: Prioritet do të mbetet mirëmbajtja e ambientit Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës sot (e enjte) ka pranuar donacion nga GIZ-i Gjerman.

Në mëngjesin e së enjtes Komuna e Suharekës ka pranuar 800 kontinjerë nga GIZ-i Gjerman me qëllim që të mbajë sa më pastër ambientin, raporton SuharekaOnline.

I pari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka pranuar donacionin me ç’rast edhe ka falenderuar donatorët, ku edhe ka premtuar se do të vazhdojë me mirëmbajtjen e ambientit i cili sipas Muharremaj ka qenë dhe do të mbetet prioritet i komunës.

“GIZ-i gjerman ka ndihmuar Komunën e Suharekës me një donacion që do të jetë në shërbim të qytetarëve të kësaj Komune.

Kështu sot ka dhuruar 800 kontinjerë për mirëmbajtjen e ambientit sa më të pastër. Kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj duke falenderuar për këtë donacion ka premtuar se do të vazhdojë me mirëmbajtjen e ambientit i cili ka qenë dhe do të mebetet gjithmonë prioritet i Komunës sonë.” thuhet në njoftimin e Komunës së Suharekës.