Komuna e Suharekës në mesin e 10-të më të mirave në vend, për procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje

23.06.2021

Komuna e Suharekës ka arritur të përzgjedhet në mesin e dhjetë komunave në tërë Kosovën, për mbështetje nga programi i USAID-it për Qeverisje Ekonomike në Kosovë. Si rezultat i përformances më të mirë të treguar në procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje nga ana e Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim në bashkëpunim me Drejtorinë […]

Komuna e Suharekës në mesin e 10-të më të mirave në vend, për procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës ka arritur të përzgjedhet në mesin e dhjetë komunave në tërë Kosovën, për mbështetje nga programi i USAID-it për Qeverisje Ekonomike në Kosovë.

Si rezultat i përformances më të mirë të treguar në procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje nga ana e Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim në bashkëpunim me Drejtorinë për Pronë dhe Kadaster.

Sot në takimin e mbajtur me përfaqësues të USAID-it dhe MMPHI u konfirmua mbështetja e tyre në këtë proces.

Në emer të Komunes për këtë përzgjedhje përfaqesuesit e USAID-it dhe MMPHI u falenderuan nga ana e Kryetarit të Komunës, Bali Muharremaj.