DKA-Suharekë shpall konkurs për drejtor në dy shkolla fillore

28.07.2022

“Në bazë të Ligjit për Zyrtarët Publik Nr.06/L-114, Kapitulli V neni 67 dhe 68, Ligjit nr.04/l-032 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, Ligjit nr.03/L-068 për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës dhe në bazë të nenit 4 paragrafi 1 të Udhëzimit Administrativ të MASHTI-t nr.151/2020 për detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit dhe të […]

DKA-Suharekë shpall konkurs për drejtor në dy shkolla fillore Foto: Ilustrim

“Në bazë të Ligjit për Zyrtarët Publik Nr.06/L-114, Kapitulli V neni 67 dhe 68, Ligjit nr.04/l-032 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, Ligjit nr.03/L-068 për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës dhe në bazë të nenit 4 paragrafi 1 të Udhëzimit Administrativ të MASHTI-t nr.151/2020 për detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit dhe të zëvendës drejtorit në Republikën e Kosovës, procedurat e zgjedhjes dhe emërtimit, përfundimit të kontratës dhe emërtimit të përkohshëm, Drejtoria e Arsimit shpall e rishpall këto dy konkurse për plotësimin e vendit të lirë të punës”, thuhet në njoftimin e DKA-së.

Sipas njoftimit të DKA-Suharekë bëhet e ditur se konkursi i punës është shpallur për drejtor në SHFMU “Ramë Bllaca” në fshatin Bllacë, ndërsa është rishpallur konkursi për drejtor në SHFMU “Rilindja” në fshatin Nëpërbisht.

Kandidatët e interesuar për këtë pozitë mund të aplikojnë prej datës 27.08.2022 deri më 10.09.2022.

Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Zyrën nr. 1 në Komunën e Suharekës.

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë. Ndërsa aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen, kurse aplikacionet e pakompletuara refuzohen.

Po ashtu, nga DKA-Suharekë kanë theksuar se dokumentet të dorëzohen në kopje dhe se dokumentacioni nuk kthehet.

KONKUR_1

Konkursi-drejtor-shkolle-Bllace