2.
Ambasada e ShBA-së në Kosovë hap konkurs punësimi për këto pozita
18.03.2024
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka hapur konkurs punësimi për disa pozita.
Sipas njoftimit të Ambasadës së ShBA-së, pozitat për të cilat kërkohen punëtorë janë: mirëmbajtës i pajisjeve mekanike, kopshtar mbikëqyrës, agjent i prokurimit dhe kopshtar.
Për t’u bërë pjesë e ekipit të Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë, mund të aplikoni në faqen e Ambasadës.
Aplikimi është i hapur deri më 29 mars.