DKA-Suharekë hap konkurs për 3 vende të lira pune

13.03.2024

DKA-Suharekë ka bërë publikimin e shpalljes së konkursit për vendet e lira të punës në Drejtorinë për Arsim në Suharekë si në vijim:

DKA-Suharekë hap konkurs për 3 vende të lira pune Foto: Ilustrim

1. SHFMU “Ismet Kumanova” – Javor:
Një mësimdhënës/e për mësim klasor (zëvendësim i pushimit të lehonisë)
Një mësimdhënës për lëndën e gjuhës shqipe

2. SHFMU”Dëshmorët e Greikocit” në Greikoc
Një mësimdhënës/e për mësim klasor (zëvendësim i pushimit të lehonisë).

Për këto vende të lira të punës të shpallura në konkurs kërkohet përgatitja adekuate profesionale sipas normativit UA – MASHT nr.05/2021 dhe UA-MASHT nr.08/2021(Normativit mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm),UA nr.05/2015(Normativit për mësimdhënësit e arsimit profesional).

Kandidatët e interesuar për këto pozita mund të aplikojnë prej datës 13.03.2024 deri më 11.04.2024.