DKA-Suharekë rishpall konkurset për drejtor shkolle dhe asistent për fëmijë me nevoja të veçanta arsimore

19.05.2022

Sipas njoftimit të DKA-së, konkursi është rishpallur për drejtor shkolle në dy shkolla të mesme të ulëta dhe për asistent/e për fëmijë me nevoja të veçanta arsimore në tri shkolla të mesme të ulëta. Konkursi për drejtor shkolle është rishpallur për SHFMU “Destan Bajraktari” në Suharekë dhe për SHFMU “Rilindja” në Nëpërbisht. Konkursi për drejtor […]

DKA-Suharekë rishpall konkurset për drejtor shkolle dhe asistent për fëmijë me nevoja të veçanta arsimore Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit të DKA-së, konkursi është rishpallur për drejtor shkolle në dy shkolla të mesme të ulëta dhe për asistent/e për fëmijë me nevoja të veçanta arsimore në tri shkolla të mesme të ulëta.

Konkursi për drejtor shkolle është rishpallur për SHFMU “Destan Bajraktari” në Suharekë dhe për SHFMU “Rilindja” në Nëpërbisht.

Konkursi për drejtor shkolle është i hapur 15 ditë nga data 16.06.2022 deri më datë 30.06.2022.

Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Zyrën nr.1 në Komunën e Suharekës. Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen, ndërsa aplikacionet e pakompletuara refuzohen.

Rishpallje-konkursi-Drejtor-i-Shkolles-fillore-Mesme-Ulet-2022

Ndërsa konkursi për asistent/e për fëmijë me nevoja të veçanta arsimore është rishpallur për në SHFMU “Sadri Duhla” – Duhël (një pozitë), SHFMU “Dëshmorët e Kombit” – Vraniq (një pozitë) dhe SHFMU “Migjeni” – Gjinoc (një pozitë).

Konkursi është i hapur 15 ditë nga da 16.06.2022 deri më datën 30.06.2022.

Rishpallje-konkursi-3-Asistent-e-per-femijet-me-nevojat-me-nevoja-te-vecanta-arsimore-2022