Ardian Shala kujton Ukë Bytyçin dhe bashkëpunëtorët e tij: Do të mbeten simbol dhe vulë e përhershme e atdhedashurisë

27.10.2022

Sot më 27 tetor 2022 bëhen 20 vite që nga vrasja e ish-kryetarit të Suharekës, Ukë Bytyçi dhe dy shoqëruesve të tij, Bajram Bytyçi dhe Bafti Bajrami. Ukë Bytyçi ishte vrarë më 27 tetor të vitit 2002, derisa karvani i aktivistëve dhe drejtuesve të Degës së LDK-së në Suharekë po marshonte në fshatin Leshan, ku […]

Ardian Shala kujton Ukë Bytyçin dhe bashkëpunëtorët e tij: Do të mbeten simbol dhe vulë e përhershme e atdhedashurisë Foto: Ilustrim

Sot më 27 tetor 2022 bëhen 20 vite që nga vrasja e ish-kryetarit të Suharekës, Ukë Bytyçi dhe dy shoqëruesve të tij, Bajram Bytyçi dhe Bafti Bajrami.

Ukë Bytyçi ishte vrarë më 27 tetor të vitit 2002, derisa karvani i aktivistëve dhe drejtuesve të Degës së LDK-së në Suharekë po marshonte në fshatin Leshan, ku Ukë Bytyçi dhe dy bashkëpunëtorët e tij Bajram Bytyçi e Bafti Bajrami qëllohen me armë nga afërsia dhe pas plagosjes së rëndë ndërrojnë jetë.

Ndërkaq, sot në 20 vjetorin e vrasjes përkujtohen Uka dhe bashkëpunëtorët e tij përmes një akademie përkujtimore në Suharekë, ku më pas vazhdohet edhe me homazhe tek shtatorja e Ukë Bytyçi, pastaj homazhe te varri i tij në Semetisht, dhe homazhe tek varret e dy bashkëpunëtorëve, Bafti Bajramajt dhe Bajram Bytyçit në fshatin Nishor.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dega në Suharekë, Ardian Shala ka kujtuar Ukën duke thënë se i përjetshëm qoftë kujtimi për veprimtarin e shquar, kryetarin e komunës, i cili ishte gjithmonë vizionarë dhe me plot vullnet për komunën, të mirën e qytetarëve të vendit të tij dhe veprimtarë i pandalshëm për lirinë e Kosovës që ne e gëzojmë sot.

Po ashtu, Shala ka shtuar se Uka dhe bashkëpuntorët e tij do të mbeten simbol dhe vulë e përhershme e atdhedashurisë, emrat e tyre do të mbeten të pa harruar për Kosovën e çliruar atë kohë edhe sot.

“Sot në 20 vjetorin e vrasjes, kujtojmë ish kryetarin e komunës së Suharekës, ish kryetarin e degës së LDK-së Ukë Bytyçi dhe bashkëpunëtorët e tij Bajram Bytyçi dhe Bafti Bajrami,

I përjetshëm qoftë kujtimi për veprimtarin e shquar, kryetarin e komunës, i cili ishte gjithmonë vizionarë dhe me plot vullnet për komunën, të mirën e qytetarëve të vendit të tij dhe veprimtarë i pandalshëm për lirinë e Kosovës që ne e gëzojmë sot.

Uka dhe bashkëpuntorët e tij do të mbeten simbol dhe vulë e përhershme e atdhedashurisë, emrat e tyre do të mbeten të pa harruar për Kosovën e çliruar atë kohë edhe sot!

Lavdi e përjetshme punës dhe veprës së pandalshme të Ukë Bytyçit!“, ka shkruar Ardian Shala në Facebook.