Shala pranë shtatorëve që u përuruan sot në Mushtisht: Ngjyrat kuq e zi sot na bashkuan

28.11.2022

Kryetari i Lidhjes Demokratike dega në Suharekë, Ardian Shala ka uruar festat e nëntorit. Shala përmes një postimi në facebook ku shihet pranë shtatorëve të Adem Jasharit e Hasan Prishtinës të cilat janë përuruar sot në fshatin Mushtisht të Suharekës ka thënë se ngjyrat kuq e zi sot e bashkuan shqiptarët. “Ngjyrat kuq e zi […]

Shala pranë shtatorëve që u përuruan sot në Mushtisht: Ngjyrat kuq e zi sot na bashkuan Foto: Ilustrim

Kryetari i Lidhjes Demokratike dega në Suharekë, Ardian Shala ka uruar festat e nëntorit.

Shala përmes një postimi në facebook ku shihet pranë shtatorëve të Adem Jasharit e Hasan Prishtinës të cilat janë përuruar sot në fshatin Mushtisht të Suharekës ka thënë se ngjyrat kuq e zi sot e bashkuan shqiptarët.

“Ngjyrat kuq e zi sot na bashkuan.

Me ndjenjat e lavdisë e krenarisë kombëtare sot udhëtuam nëpër historinë tonë shekullore me plot e përplotë sakrifica.

Falenderime të posaqme për bacën Rifat, për ish presidenin e Alfred Moisiun e gazetarin hulumtues të gjurmëve shqiptare Marin Memaj, që ishin sot me ne për të ndarë emocionet e krenarisë e dhëmbjes në nderim të atyre që sot na bënë të mundur të festojmë të lirë.

Falenderime bashkëpunëtorëve, aktivistëve, përfaqësuesve të organizatave të dala nga lufta, qytetarëve të Komunës sonë që ishin pjesë e pandashme e celebrimit të festave të nëntorit!

Lavdi Patriotëve, Veprimtarëve, Martirëve e Dëshmorëve të Kombit!”