Ritenderi 3 milionësh “Ndërtimi i Shtëpisë së Kulturës – Ukë Bytyçi” përfundon në OSHP

29.06.2023

Fillimisht tenderi “Ndërtimi i shtëpisë së kulturës Ukë Bytyqi-Faza e dytë” ishte iniciuar më 2 shator të vitit 2020, dhe ishte subjekt i OSHP-së për 4 herë, ku përfundimisht u anulua nga Komuna e Suharekës në gusht të vitit 2022 bazuar edhe në vendimin e OSHP-së nr.276/21 të datës: 21.07.2022, e që cekej se ka […]

Ritenderi 3 milionësh “Ndërtimi i Shtëpisë së Kulturës – Ukë Bytyçi” përfundon në OSHP Foto: Ilustrim

Fillimisht tenderi “Ndërtimi i shtëpisë së kulturës Ukë Bytyqi-Faza e dytë” ishte iniciuar më 2 shator të vitit 2020, dhe ishte subjekt i OSHP-së për 4 herë, ku përfundimisht u anulua nga Komuna e Suharekës në gusht të vitit 2022 bazuar edhe në vendimin e OSHP-së nr.276/21 të datës: 21.07.2022, e që cekej se ka kaluar një kohë relativisht e gjatë që kjo procedurë është në ankesë dhe janë tejkaluar të gjitha afatet kohore.

Në janar të këtij viti Komuna e Suharekës ka filluar procedurat ritenderuese “Projekt me bashkfinancim -Ndërtimi i shtepisë së Kulturës Ukë Bytyqi faza e dytë-ritender” sipas të cilave punimet duhet të përfundonin brenda 400 ditëve kalendarike, për të cilin janë zotuar 3,100,00.00 euro.

Fillimisht Komuna e Suharekës kishte shpërblyer me tender grupin e operatorëve ekonomik Construmax Sh.P.K., Harst Group dhe EBK. Vendim për të cilin nuk ishte pajtuar operatori ekonomik Hidroterm Sh.P.k. dhe kishte deponuar ankesë për rishqyrtim, ankesë të cilën autoriteti kontraktues e kishte refuzuar më datë 09.06.2023.

Sipas ankesës së OE Hidroterm thuhet se:

AK-Suharekë ka vepruar në kundërshtim ligjor me këtë dispozit ligjore ku sfecifikisht thuhet citim: “Kërkesa për zgjatje të validitetin të tenderit do të bëhet me shkrim dhe duhet të kërkohet para datës së skadimit dhe duhet të ngritet në sistem” dhe një gjë e tillë duhet të verifikohet, me çka sipas Njoftimit të vendimit të AK në B42 Letër standarte për tenderuesin e eliminuar3 kanë arsyetuar se me datë 23.05.2023 është kerkuar me leter standarte per vazhdim te validitetit të ofertës. E nëse marrim Shkak se deri në cilën date kanë qenë valide ofertat, kjo nënkupton që ofertat kanë qenë pa validitet disa ditë për të gjithë OE pjesëmarrës në këtë procedur.Me qka arsyetimi i AK-Suharekë është në kundërshtim ligjor me këtë Nen duke mos përfillur afatet kohore të përcaktuar në mënyrë ligjore sipas LPP-se dhe AQI Rregullore Nr.001:2022 për Prokurimin Publik.

“Me date 01.06.2023 kemi parashtruar kërkesë përmesë e-mailit për çasje në dokumentet publike të këtij aktiviteti, dhe me datë 01.06.2023 kemi marrë ofertat e të gjithë OE pjesëmarrës në këtë aktivitet si dhe vërtetimet e çertifikatat për Grupin e operatorëve të propozuar për Kontratë.”

“Me date 02.06.2023 kemi paraqitur Kërkesen për Ri-Shqyrtim përmesë platformës e- prokurimi dhe me date 09.06.2023 AK -Suharekë bie vendimin mbi refuzimin e kërkesës tone, me të cilë konsiderojm se është i padrejtë dhe jo i bazuar sipas LPP-së dhe Rregulloreve dhe Udhezuesit për Prokurim publik, ku në pretendimet tona nuk bashkangjit-argumenton asnjë fakt por vetem refuzon kerkesen për Ri-Shyrtim, edhe pse në kërkesën për ri-shqyrtim kemi të listuar Pretendimet tona që Koncersiumin i shpallurfitues nuk 1 plotëson kriteret ece FDT dhe Njoftimit për kontratë të vendosur nga AK- Suharekë.”

ankesa