Bizneset Vende Pune Ofertat

Në 21 vjetorin e vrasjes, përkujtohet ish-kryetari i Suharekës, Ukë Bytyçi

Në 21 vjetorin e vrasjes, përkujtohet ish-kryetari i Suharekës, Ukë Bytyçi

27.10.2023 Suharekë

Komuna e Suharekës sot në 21 – vjetorin e vrasjës, ka përkujtuar ish kryetarin e saj “Ukë Bytyçi” dhe dy shoqëruesit e tij Bafti Bajramin dhe Bajram Bytyqin të cilët u vranë menjëherë pas fitorës së LDK-ës në zgjedhjet lokale në këtë Komunë.

Në Akademinë përkujtimore që u mbajt me këtë rast kryetari i Komunës së Suharekës z. Bali Muharremaj, në mes tjerash ka theksuar:

“Sot, dje dhe në cilëndo kohë emri i Ukë Bytyçit nuk do të harrohet. Të paharrueshëm e bënë historia e tij, urtësia dhe veçantia e një njeriu të vendosur. Ai u sakrifikua gjithmonë për lirinë dhe demokracinë , në secilin moment të jetës së tij. Ukë Bytyçi u vra por nuk do të harrohet kurrë nga atdheu…” Ndërsa në emër të strukturave politike të LDK-së, ka folë dr. Ardian Shala, kryetar i degës së LDK-së në Suharekë. Pas pjesës foljore, familjës iu dhurua një punim artistik me portretin e Ukës, nga artistja e re Elsa Fondaj.

Në Akademi, siç është bërë traditë tashmë, u nda edhe çmimi “Ukë Bytyçi”, që jepët për udhëheqje dhe punë të mirë e që i është ndarë pronarit të Kompanisë “EUROING” z. Mefail Gashi, i cili shpërblimin prej 3000 euro që ndahet me çmimin ia dhuroi Bibliotekës së Qytetit “Hajdin Berisha”.

Pas Akademisë Përkujtimore, u bënë homazhe dhe u vunë kurora lulesh nga delegacione të ndryshme te shtatorja e Ukës, mbi varrin e tij në Semetisht dhe në ate të Bajram Bytyqit dhe Bafti Bajramit në fshatin Nishor

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.
Suharekë, dyshohet se është vrarë njëri nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë në një operacion policorë

Suharekë, dyshohet se është vrarë njëri nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë në një operacion policorë

SuharekaOnline mëson që gjatë një operacioni policor dyshohet se është vrarë njëri nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë.

14:00 Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se në këtë aksion ka mbetur i vrarë Dukagjin Gashi.
I njëjti ka shkëmbyer plumba ndaj policisë së Kosovës gjatë aksionit dhe të njëjtit kanë neutralizuar duke e lënë pa shenja jete.
Në këtë aksion janë arrestuar dy persona të tjerë, ndërsa një tjetër është në arrati. Një polic ka mbetur i plagosur në këmbë.
Po ashtu dyshohet se gjatë operacionit është plagosur edhe një zyrtar i Policisë së Kosovës, i cili është jashtë rrezikut për jetë.

Personi që dyshohet se ka mbetur i vrarë është me inicialet D.G.

Ndryshe, më 22 nëntor ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic i Kosovës në këmbë, ku janë vjedhur mbi 250 mijë euro ari.

Nga ky incident, përveç një polici të plagosur, kishte mbetur edhe një tjetër i lënduar.

Ditë më parë janë arrestuar tre nga grabitësit e argjendarisë, por njëri u lëshua në mungesë të provave.

Të dy të akuzuarit, A.B dhe F.T, akuzohen për ndihmë në kryerjen e grabitjes së armatosur. Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit gjatë një seance paraprake në Gjykatën e Prizrenit, ndërsa të akuzuarit janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.

Suharekë, arrestohen dy persona për vjedhje të një televizori në shkollë

Suharekë, arrestohen dy persona për vjedhje të një televizori në shkollë

Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Suharekë me datën 29.11..2023 përmes rrugëve operative ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj dy të dyshuar: L.G (viti i lindjes 2009, mashkull kosovar shqiptar) dhe I.E (viti i lindjes 2009, mashkull kosovar shqiptar) .

Arrestimi i tyre është bërë me dyshimin se të njëjtit ka qenë te përfshirë në një rast vjedhje e rëndë e ndodhur me datën 29.11..2023, në rrugën “Xhavit Syla” në Suhareke, ku ne një shkollë te dyshuarit kishin vjedhur një televizor, televizori i është gjetur tek të dyshuarit si dhe ju është kthyer shkollës .Të njëjti janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar qe të dyshuarit te lirohen (pasi qe te njëjtit janë të mitur). Rasti vazhdon të hetohet.

Suharekë, vjedhje në shkolla

Suharekë, vjedhje në shkolla

SuharekaOnline mëson që dje me datën 27.11.2023 ditë e hënë ka ndodhur një vjedhje në zyrën e një shkolle.

Disa persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një zyre brenda objektit të një shkolle dhe prej aty kanë vjedhur një projektor.

Rasti është akoma në hetime.

New Born Master Arsim dhe Edukim Rruga Xhavit Sylaj p.n.,
Kosovë
Print House Reklama/Shtyp Rr. Bajram Curri - Suharekë,
Kosovë
N.T.P NEON Tjera Xhavit Bajraktari (Rruga Tranzit),
Kosovë
Theranda Basket OJQ Sport Rr Brigada 123,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende30 ditë

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë