Subvencionimi i bujqve dhe procesi i pagesës, Ministria e Bujqësisë jep detaje

16.03.2022

Po ashtu, nga kjo ministri është bërë e ditur se bujqit me rastin e aplikimit për subvencione, përveç aplikimit për sipërfaqe, në të njëjtin aplikacion do t’iu kalkulohet subvencionimi për naftën dhe plehërat. “Shuma e subvencionimit llogaritet varësisht nga sipërfaqet e deklaruara të bujqve. Kompenzimi i plehërimit bëhet për kulturat e grurit, misrit, patates dhe […]

Subvencionimi i bujqve dhe procesi i pagesës, Ministria e Bujqësisë jep detaje Foto: Ilustrim

Po ashtu, nga kjo ministri është bërë e ditur se bujqit me rastin e aplikimit për subvencione, përveç aplikimit për sipërfaqe, në të njëjtin aplikacion do t’iu kalkulohet subvencionimi për naftën dhe plehërat.

“Shuma e subvencionimit llogaritet varësisht nga sipërfaqet e deklaruara të bujqve. Kompenzimi i plehërimit bëhet për kulturat e grurit, misrit, patates dhe fasules. Aplikimi pritet të nis gjatë këtij muaji”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e MBPZhR-së për IndeksOnline.

Kujtojmë se javën e kaluar kryeministri Kurti dhe ministri Peci kanë prezantuar ndihmat që janë dhënë për bujqit.