Spanja i njeh pasaportat e Kosovës

06.01.2024

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka njoftuar se Spanja ka vendosur t’i njohë pasaportat e Kosovës. “DG Home ka njoftuar se tashmë edhe Spanja i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës. Pra mund të udhëtojmë pa viza dhe drejt këtij shteti”, tha Bislimi. Ai theksoi se Spanja është destinacioni i ri që i shtohet vendeve […]

Spanja i njeh pasaportat e Kosovës Foto: Ilustrim

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka njoftuar se Spanja ka vendosur t’i njohë pasaportat e Kosovës.

“DG Home ka njoftuar se tashmë edhe Spanja i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës. Pra mund të udhëtojmë pa viza dhe drejt këtij shteti”, tha Bislimi.

Ai theksoi se Spanja është destinacioni i ri që i shtohet vendeve të zonës Shengen ku qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë përmes liberalizimit të vizave, “e ku pengesë më herët ishte mosnjohja e pasaportës sonë”.

“Vazhdojmë tutje, për të sjellë lajme të tjera të mira, e që ndikojnë pozitivisht për qytetarët tanë”, deklaroi Bislimi.