Sot shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit

04.03.2021

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) mbrëmë është përmbyllur numërimi i votave nga diaspora. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot në orën 11:00 do të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, përmes një njoftimi drejtuar mediave. “Ju […]

Sot shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit Foto: Ilustrim

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) mbrëmë është përmbyllur numërimi i votave nga diaspora.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot në orën 11:00 do të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

“Ju njoftoj se sot (e enjte, 4 mars 2021, ora 11:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat u mbajtën më 14 shkurt 2021”, thuhet në njofitm.

Pas shpalljes zyrtare, partitë apo kandidatët kanë të drejtë ankese në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), brenda 24 orëve. Pas PZAP-së, ankesa mund të bëhen edhe në Gjykatën Supreme.