Sot parashikohet mot i ftohtë me reshje lokale shiu e bore

21.12.2024

Për të sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, i ftohtë dhe me reshje lokale shqote e bore që nga orët e para të 24-orëshit.

Reshjet e borës priten kryesisht në Rrafshin e Kosovës, ndërsa në pjesë të Rrafshit të Dukagjinit, gjasa më shumë për reshje shiu.

Në zonat malore priten reshje të dendura, me formimin e një shtrese të re bore që arrin deri në 30-40 centimetra.

Temperaturat minimale do të zbresin në 0°C dhe 1°C, ndërsa ato maksimale gjatë ditës do të arrijnë vetëm deri në 2°C deri në 5°C. Erërat do të fryjnë nga veriperëndimi, me intensitet të lehtë dhe mesatar prej 4-8 m/s, duke përforcuar ndjesinë e ftohtësisë.