Java e ardhshme me mot të luhatshëm në gjithë Kosovën, priten reshje të borës në viset malore
Java e ardhshme në Kosovë pritet të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm, me alternime të vranësirave, intervaleve me diell, reshjeve të shiut dhe, në disa zona malore, edhe reshjeve të borës.
Temperaturat mesatare do të sillen rreth 14 gradë celsius, duke sjellë një javë tipike vjeshte me luhatje të dukshme atmosferike.
E hënë:
Moti do të jetë kryesisht i vranët, por nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell. Temperaturat minimale pritet të zbresin deri në 1 gradë celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 17 gradë, duke sjellë një fillim jave relativisht të ngrohtë.
E martë:
Parashikohet mot i vranët shoqëruar me reshje shiu. Në zonat malore mund të paraqiten edhe reshje bore. Minimalja do të jetë rreth 4 gradë celsius, ndërsa maksimalja deri në 11 gradë.
E mërkurë:
Moti mbetet i ngjashëm me një ditë më parë – vranësira të shumta dhe reshje shiu në disa rajone. Minimalja zbret deri në 2 gradë celsius, ndërsa maksimalja mbetet deri në 11 gradë.
E enjte:
Pas reshjeve të ditëve paraprake, të enjten pritet përmirësim i kushteve atmosferike. Parashikohet mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të jenë rreth 2 gradë, ndërsa maksimalja mund të arrijë deri në 14 gradë celsius.
E premte:
Fundjava nis me ndryshime të tjera. Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa në disa zona mund të ketë riga të lehta lokale shiu. Minimalja parashihet të jetë ndërmjet 3 dhe 6 gradë, ndërsa maksimalja deri në 15 gradë celsius.
Gjatë gjithë javës, qytetarët këshillohen të jenë të përgatitur për ndryshime të shpejta të motit, sidomos në rajonet malore ku priten edhe reshjet e borës.