Sot mot i nxehtë, temperaturat deri 35 gradë

05.07.2022

Po ashtu, nga IHMK-ja kanë bërë të ditur se sa i përket temperaturave, ato mbesin të larta kryesisht dy ditët e para të javës. Temperaturat maksimalet do të arrijnë deri 33-35 gradë Celsius, ndërsa nga dita e mërkurë do të ketë rënie të temperaturave, sidomos të atyre maksimale, derisa minimalet do të jenë më të […]

Po ashtu, nga IHMK-ja kanë bërë të ditur se sa i përket temperaturave, ato mbesin të larta kryesisht dy ditët e para të javës.

Temperaturat maksimalet do të arrijnë deri 33-35 gradë Celsius, ndërsa nga dita e mërkurë do të ketë rënie të temperaturave, sidomos të atyre maksimale, derisa minimalet do të jenë më të larta krahasuar me ditët e fundit.

Ndërkaq, do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira, sidomos në gjysmën e parë të javës, për shkak të vapës dhe indeksit UV të lartë, ndërsa kushtet agrometeorologjike do të jenë të kënaqshme.

Meqë ka filluar fushata e korrje shirjes, këshillohen bujqit (kombajnerët) që sa më shumë të shfrytëzojnë pjesën e parë të ditës, pasi që në pjesën e dytë shumë zona rrezikohen nga reshjet e shiut dhe formave tjera të reshjeve.