Sot fillon rinumërimi i 43 vendvotimeve

25.10.2021

Gjatë javës së kaluar, KQZ-ja kishte vendosur për rinumërimin e tetë vendvotimeve për Kryetarë të Komunave si dhe 15 të tjera për Kuvende Komunale. Ky vendim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për rinumërim të disa vendvotimeve është marrë pas rekomandimit nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), kjo pas procesit të hetimit të formularëve […]

Sot fillon rinumërimi i 43 vendvotimeve Foto: Ilustrim

Gjatë javës së kaluar, KQZ-ja kishte vendosur për rinumërimin e tetë vendvotimeve për Kryetarë të Komunave si dhe 15 të tjera për Kuvende Komunale.

Ky vendim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për rinumërim të disa vendvotimeve është marrë pas rekomandimit nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), kjo pas procesit të hetimit të formularëve të rezultateve, pasiqë të njëjtit nuk kanë pasur mundësi të regjistrohen si të rregullt.

Sipas këtij institucioni, ka mospërputhje të të dhënave në formularët e rezultateve, ngatërrim të kategorive të fletëvotimeve, si dhe ka mospërputhje të votave të subjekteve me votat e kandidatëve.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sot do të fillojë procesi i rinumërimit të 43 vendvotimeve.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, përmes një komunikate për media.

“Ju njoftoj se sot (e hënë, 25 tetor, ora 17:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë procesi i rinumërimit të 8 vendvotimeve të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe 35 vendvotimeve të Zgjedhjeve për Kuvende Komunale”, ka bërë të ditur Elezi.