Sot fillon rinumërimi i 292 vendvotimeve

30.10.2021

Ndërkohë dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë certifikimin e rezultateve përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave. Në këtë certifikim të bërë dje, nuk janë përfshirë komuna e Ferizajt, Shtimes, Podujevës e Kllokotit, kjo për shkak të ankesave. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi tha se kanë […]

Sot fillon rinumërimi i 292 vendvotimeve Foto: Ilustrim

Ndërkohë dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë certifikimin e rezultateve përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave.

Në këtë certifikim të bërë dje, nuk janë përfshirë komuna e Ferizajt, Shtimes, Podujevës e Kllokotit, kjo për shkak të ankesave.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi tha se kanë komunikuar me Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykatën Supreme të cilat kanë kërkuar që rezultatet e katër komunave të mos certifikohen për shkak se ka ankesa në procedurë.