Sot bëhet pagesa e dytë edhe për mbi 2,170 lehona
- 11.11.2021
- 0 komente
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), Hekuran Murati gjatë ditës së djeshme ka njoftuar se është bërë ekzekutimi i pagesës për 2,230 lehona që kanë aplikuar gjatë muajit tetor.

Ndërkaq, në këtë njoftim ministri Murati ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të bëhet ekzekutimi i pagesa e dytë edhe për lehonat që kanë aplikuar më herët, dhe tashmë janë në sistem.
Gjithsej janë mbi 4,400 përfituese, e që sot do të ekzektohen pagesat edhe për mbi 2,170 lehona përfituese.
Ndryshe, dje është ekzekutuar edhe pagesa retroaktive për shtesat për fëmijë, për 809 përfituese që muajin e kaluar i kishin llogaritë bankare jo-valide.
KOMENTE0
Leave a Reply