KFOR-i i dhuron pajisje kompjuterike shkollës në Savrovë

21.02.2024

Dje, Komanda Rajonale Perëndim e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja përfundoi projektin civilo-ushtarak në mbështetje të arsimit në fshatin Savrovë në komunën të Suharekës.

KFOR-i i dhuron pajisje kompjuterike shkollës në Savrovë Foto: Ilustrim

Ushtarët italianë të Regjimentit të 1-rë Bersaglieri dhuruan pajisje për Shkollën e Mesme të Ulët “Iliria”, ku kishte edhe kompjuterë personalë, projektorë, smartboards dhe printera.

Kjo nismë synon të forcojë arsimin lokal shkollor, në përputhje me standardet evropiane, duke i bërë mësimet më interaktive, duke reduktuar kështu mundësinë e braktisjes së shkollës.

Është pjesë e një sërë aktivitetesh të rregullta të zhvilluara nga KFOR-i në mbështetje të nevojave arsimore të popullatës lokale.

Në ceremoninë e dorëzimit morën pjesë autoritete civile dhe ushtarake, përfshirë Komandantin e Komandës Rajonale Perëndim të KFOR-it, kolonel Francesco Ferrara, kryetarin e komunës së Suharekes Bali Muharremaj dhe drejtorin e Shkollës së Mesme të Ulët “Iliria” Xhemajl Zenelaj.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të mbrojtur dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), respektivisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë.