Savrova e pret me zemër të hapur, Muharremaj: Me unitet dhe besim, e çojmë Suharekën përpara

19.09.2025

Kryetari i Komunës së Suharekës dhe njëherit kandidati për kryetar nga radhët e AAK-së, Bali Muharremaj, ka zhvilluar sot një takim me qytetarët e fshatit Savrovë.

Ai u shpreh mirënjohës për pritjen e ngrohtë, duke theksuar se bashkëbisedimi me banorët e këtij fshati ka treguar edhe një herë se forca qëndron tek uniteti, besimi dhe puna e ndershme.

“Savrova sot na priti me zemër të hapur. Bashkëbisedimi me qytetarët e këtij fshati, na tregoi edhe një herë se forca jonë është tek uniteti, tek besimi dhe tek puna e ndershme. Me ju, çdo hap ynë merr kuptim. Suhareka do të ecë përpara bashkë me Savrovën dhe çdo fshat tjetër të komunës sonë”, ka deklaruar Muharremaj.