[VIDEO] Aksidentohen dy vetura në Savrovë, lëndohen 7 persona

07.08.2023

Mosrespektimi i rregullave në trafik, ngarkesa e komunikacionit, pakujdesia, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, janë vetëm disa nga faktorët që ndodhin aksidentet në trafik. Një aksident trafiku ka ndodhur dje gjatë ditës së dielë rreth orës 19:10 minutanë fshatin Savrovë të Suharekës, raporton SuharekaOnline. Sipas Policisë së Suharekës thuhet se të dielën dy […]

[VIDEO] Aksidentohen dy vetura në Savrovë, lëndohen 7 persona Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në trafik, ngarkesa e komunikacionit, pakujdesia, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, janë vetëm disa nga faktorët që ndodhin aksidentet në trafik.

Një aksident trafiku ka ndodhur dje gjatë ditës së dielë rreth orës 19:10 minutanë fshatin Savrovë të Suharekës, raporton SuharekaOnline.

Sipas Policisë së Suharekës thuhet se të dielën dy vetura me targa vendore dhe drejtues meshkuj, janë përfshirë në një aksident trafiku, ku janë goditur mes veti.

Si pasojë e aksidentit të lënduar kanë mbetur dy drejtuesit e automjeteve dhe pesë pasagjer, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Policia njfton se pas marrjes së tretmanit mjekësor të aksidentuarit janë liruar për në shtëpi, ndërsa rasti mbetet nën hetimet e njesive përkatëse.

Fsh. Savrov, Suharekë, 06.08.2023-19:10. Dy automjete me targa vendore, me drejtues meshkuj  kosovarë janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e automjeteve dhe pesë pasagjerët  të cilët pas tretmanit mjekësorë janë liruar . Rasti nën hetime.” thuhet në njoftimin e policisë.