Sogojeva: Ndoshta prej 13 shtatorit do të kemi edhe masa të tjera anti-COVID varësisht prej situatës
Javëve të fundit në vendin tonë kemi rritje enorme të rasteve të reja me COVID-19, po ashtu rritje ka edhe numri i rasteve të vdekjes nga ky virus, ku vetëm dje u konfirmuan 2,295 raste të reja si dhe u regjistruan 18 viktima. E kjo rritje drastike e të infektuarve dhe vdekjeve nga ky virus, […]
Javëve të fundit në vendin tonë kemi rritje enorme të rasteve të reja me COVID-19, po ashtu rritje ka edhe numri i rasteve të vdekjes nga ky virus, ku vetëm dje u konfirmuan 2,295 raste të reja si dhe u regjistruan 18 viktima.
E kjo rritje drastike e të infektuarve dhe vdekjeve nga ky virus, ka bërë që ministria e Shëndetësisë të bëjë shqyrtimin e masave të reja anti-COVID, e që priten të jenë masa më strikte.
Përgjatë një njoftimi nga ana e Odës së Hotelierisë dhe Turizimit është bërë e ditur se në masat e reja që pritet të zgjasin nga data 1 shtator deri më 13 shtator është paraparë edhe rikthimi i orës policore.
Rikthimi i orës policore ka ngjallur reagime të shumta në vend, duke e kundështuar një masë të tillë kundër COVID-19, kundër është edhe kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit (OHT), Hysen Sogojeva.
Sogojeva për EkonomiaOnline ka thënë se do të zhvillojnë një takim me ministrin Arben Vitia, derisa ka shtuar se nuk ka nevojë për orë policore.
Kryetari i OHT-së ka shtuar se me miratimin e këtyre masave të reja, bizneset kanë nevojë për dorën e shtetit, derisa thotë se përndryshe do të përkeqësohet edhe më shumë situata.
Sipas tij vetëm në sektorin e dasmave humbjet si pasojë e pandemisë kanë arritur shifrën deri në 500 milionë euro.
Varësisht nga situata, Sogojeva ka thënë se mund të ndodhë që të kemi masa të tjera kundër COVID-19 nga data 13 shtator, e që nëse bizneset nuk ndihmohen atëherë të njëjtat do të shkojnë drejt kolapsit.