Sivjet do të jetë vera më e nxehtë në dy dekadat e fundit, japin detaje nga IHMK
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) dhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) vazhdimisht janë duke apeluar tek qyetarët për kujdes të shtuar pasi që temperaturat e larta janë rikthyer. Nga IKSHPK kanë thënë se temperaturat e larta që mbretërojnë në sezonin e verës ndikojnë negativisht në organizmin e njeriut sidomos te të moshuarit. […]
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) dhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) vazhdimisht janë duke apeluar tek qyetarët për kujdes të shtuar pasi që temperaturat e larta janë rikthyer.
Nga IKSHPK kanë thënë se temperaturat e larta që mbretërojnë në sezonin e verës ndikojnë negativisht në organizmin e njeriut sidomos te të moshuarit.
Po ashtu IKSHPK ka theksuar se gjatë ekspozimit në diell për një kohë të gjatë mund të pësojmë goditje nga të nxehtit e që çon deri në dehidrim të organizmit, ngërçe, vjellje, çrregullim diarreike, skuqje si dhe djegie të lëkurës kështu duke komplikuar sistemin kardiovaskular deri në insufiçiencë renale.
Ndërsa nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), Besim Aliu ka theksuar se temperaturat e regjistruara në muajin qershor të këtij viti janë shumë më të larta që nga viti 2001.
Aliu ka thënë se temperaturat në muajin që lamë pas kanë arritur deri në 35.6 gradë Celsius, e sipas tij temperatura të tilla si këto në vitet e kaluara kanë mbretëruar në muajt korrik dhe gusht.
Po ashtu ai në “Ora Shtatë në Klan Kosova” ka thënë se nga data 20 deri në 30 qershor, temperaturat arritën mbi 30 gradë Celsius.
Parashikuesi i motit nga IHMK përmes një grafike të prezantuar njëherit ka shpjeguar se edhe deri në sa gradë kanë arritur temperaturat në muajin qershor që rezulton se ishte më i nxehti.
Ndërkaq sa i përket reshjeve në vend gjatë këtyre muajve, Aliu ka treguar se në maj nuk ka pasur fare reshje, ndërsa Podujeva dhe Prizreni janë qytetet që kanë regjistruar më së shumti reshje në qershor, kurse gjatë kësaj periudhe më pak shi pati në Junik.
Në fund, parashikuesi i motit iu ka bërë thirrje qytetarëve që se nga ora 10:00 e mëngjesit deri në orën 17:00 pasdite të mos ekspozohen në temperaturat e larta.
Kujtojmë se ditë më parë mjeku i Klinikës Emergjente, Arbër Hamiti, është shprehur se faktorët klimatikë kanë ndikuar dukshëm në rritjen e numrit të pacientëve dhe në përkeqësimet në sëmundjet kronike që ata i bartin.
Po ashtu edhe Arbër Hamiti ka rekomanduar se në këto ditë të nxehta personat me sëmundje kronike t’i shmangin daljet në orët e para të ditës dhe atë ta bëjnë vetëm në mbrëmje.