Sindikatat s’tërhiqen, duan pagë minimale 400 euro

14.03.2022

Sipas tij, pas ngritjes së çmimeve shporta e qytetarit është dëmtuar shumë. “Në radhë të parë ne nuk jemi kundër qeverisë. Mirëpo sindikata shikon gjithmonë anën e punëtorit, e shikon shportën e punëtorit, shportën e qytetarit gjithmonë. Unë mendoj që shporta e qytetarit tash për tash është dëmtuar mjaft shumë me këto ngritje të cilat […]

Sindikatat s’tërhiqen, duan pagë minimale 400 euro Foto: Ilustrim

Sipas tij, pas ngritjes së çmimeve shporta e qytetarit është dëmtuar shumë.

“Në radhë të parë ne nuk jemi kundër qeverisë. Mirëpo sindikata shikon gjithmonë anën e punëtorit, e shikon shportën e punëtorit, shportën e qytetarit gjithmonë. Unë mendoj që shporta e qytetarit tash për tash është dëmtuar mjaft shumë me këto ngritje të cilat janë bërë”.

“Paga minimale 264 euro, po them kështu në 2017 Këshilli i Ekonomiko-Social, po flas si anëtar i këtij këshilli ne e kemi aprovuar dhe jemi marrë vesh me Odat Ekonomike që të jetë 250 euro. Mirëpo ajo nuk u realizua asnjëherë që nga atëherë”.

Mehmeti thotë se në bazë të disa kalkulimeve që kanë bërë paga minimale duhet të jetë jo më e vogël se 400 euro.

“Ne i kemi nxjerrë disa statistika këtu shportën e konsumatorit e cila nuk përfshin as rrymë, as ujë e as mbeturina po vetëm jetën kështu që del diku rreth 400 e diçka euro. Prandaj ne konsiderojmë që është tepër e vogël 264 euro qysh e kanë nxjerr në bazë të statistikave”.

Sipas Mehmetit në bazë të disa statistikave del se shteti i Kosovës e ka pagën minimale më të ulëtën në rajon.

“Mirëpo populli nuk do të jetë i kënaqur, punëtoria nuk do të jetë e kënaqur me të sepse për shembull kemi marr edhe disa statistika të vendeve përreth. Serbia 297 euro, Bosnja dhe Hercegovina 277, Shqipëria e ka 248 që i ka më herët, Maqedonia 363 euro, kurse Kosova e ka 170 euro. 170 euro do të thotë ne jemi larg edhe me vendet përreth që i kemi të cekura tash për tash këtu. Këto shënime i ka edhe Qeveria. Po veprime sindikale janë paralajmëruar. Tash më datën 12 e kanë SBAShK-u për ligjin e punës, këta kanë shikuar me bë protesta. Besoj shumë, unë nuk jam ithtar i atyre protestave fare me të thënë të drejtën po jam me e gjetë bashkëpunimin në proporcion me buxhetin e shtetit”.

Edhe kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi në një intervistë për Ekonomia Online tha se paga minimale nuk duhet të jetë nën 400 euro.

“Ne nuk e kemi marrë me shqetësim propozimin e Qeverisë së Kosovës, pasi që ne kemi propozimin tonë, përpos propozimit kemi edhe vendimin tonë se SPSK nuk pranon dhe nuk do të pranoj edhe në të ardhmen pagë minimale nën 400 euro pasi që ne me këtë pagë që kemi kërkuar nuk është që do të kërkojmë që të bëjmë një jetë luksoze por është diçka minimale pa të cilën nuk mund të kalohet”.