Sindikatat dorëzuan kërkesën e përbashkët në Kushtetuese për revokimin e pezullimit të Ligjit për Paga

  • 30.01.2020
Sindikatat dorëzuan kërkesën e përbashkët në Kushtetuese për revokimin e pezullimit të Ligjit për Paga

Pas takimit me Avokatin e popullit SBASHK-u, Sindikata e Shëndetësisë, e Policisë, e Doganës dhe ajo e Zjarrfikësve kanë vazhduar me takimet e përbashkëta konsultative me qëllim që të ndërmarrin angazhime të përbashkëta dhe kanë përgatitur  kërkesën  e përbashkët dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese me kërkesën që ajo të revokojë masën epërkohshme për pezullimin e Ligjit të pagave.

Për këtë angazhim këto 5 sindikata kanë informuar edhe Avokatin e  popullit gjatë takimit me të   dhe janë të bindur se Kushtetuesja  do ta merr në shqyrtim këtë kërkesë  dhe atë që Avokati i popullit e kishte proceduar bazuar në kërkesat e institucioneve arsimore të arsimit, që ishin  nënshkruar nga anëtarët e SBASHK-ut dhe ishin dorëzuar në adresën e Institucionit të Avokatit të Popullit.

SBASHK, FSSHK-ja, SPK-ja, Sindikata e Doganës së Kosovës dhe ajo e Zjarrfikësve në takimin e sotëm, krahas aprovimit të kërkesës së përbashkët drejtuar Kushtetueses janë pajtuar që të vazhdohet me takimet konsultative me qëllim që angazhimet të jenë të përbashkëta lidhur me Ligjin e pagave, por edhe për çështje të tjera të rëndësishme për anëtarësinë e këtyre 5 sindikatave, që përfaqësojnë të punësuarit në sektorë shumë të rëndësishëm.


N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë