Sindikata e aeroportit të Prishtinës fajëson menaxhmentin për tollovinë në terminal

07.08.2021

Përveç pritjeve të bashkatdhetarëve tanë në pikë-kalimet kufitare me Serbinë, fluks i madh i udhëtarëve është parë dje edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Për arsye ende të panjohura deri më tani në aeroport janë anuluar tri fluturime. Fluturimi i paraparë për në Basel-Mulhouse në ora 20:55 ishte anuluar. Gjithashtu edhe fluturimi i […]

Sindikata e aeroportit të Prishtinës fajëson menaxhmentin për tollovinë në terminal Foto: Ilustrim

Përveç pritjeve të bashkatdhetarëve tanë në pikë-kalimet kufitare me Serbinë, fluks i madh i udhëtarëve është parë dje edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Për arsye ende të panjohura deri më tani në aeroport janë anuluar tri fluturime. Fluturimi i paraparë për në Basel-Mulhouse në ora 20:55 ishte anuluar. Gjithashtu edhe fluturimi i orës 19:40 për në Helsinki ishte anuluar.

Sipas uebfaqes zyrtare të aeroportit të Prishtinës edhe disa fluturime të parapara për orët e para të ditës së sotme janë anuluar si tre fluturime për në Basel-Mulhouse, Duseldorf, Stuttgart, Antalya, Hanover.

Ndërsa sindikata e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari’” e ka fajësuar kompaninë menaxhuese “Limak” për tollovinë e shkaktuar pasditen e kësaj të premte.

Kryetari i kësaj sindikate, Bashkim Latifi, potencon se kjo tollovi ka ndodhur për shkak të numrit të vogël të punëtorëve dhe mos përgatitjes së “Limak-ut” për fluks të madh të fluturimeve.

“Këto tollovi e pritje të gjata nuk janë shkaktuar për fajin e punëtorëve dhe se lajmet për anulime janë gënjeshtra vetëm për ta larguar fajin nga Limaku. Limaku ka hyrë në sezone të fluturimeve pa u përgatitur madje me numër të vogël të punëtorëve për shkak të largimit të jashtëligjshëm të një numri të madh të punëtoreve”.

‘’Më lejoni t’iu sqaroj si përfaqësues i punëtorëve se këto tollovi e pritje të gjata nuk janë shkaktuar për fajin e punëtorëve dhe se lajmet për anulimin e fluturimeve janë gënjeshtra, vetëm për ta larguar fajin nga ‘Limaku’. ‘Limaku’ ka hyrë në sezonin e fluturimeve pa u përgatitur, madje me numër të vogël të punëtorëve për shkak të largimit të jashtëligjshëm të një numri të madh të punëtorëve’’, thuhet në njoftimin e Sindikatës.

Sipas Latifit arsyeja e pritjeve të gjata është fakti se janë vetëm dy punonjës në shërbimin e ‘’check-in’’.

‘’Arsyeja e pritjeve të udhëtarëve është numri i vogël i punëtorëve, ku vetëm dy punonjës në chech-ik shërbejnë një aeroplan, gjë që është jashtëzakonisht pak, andaj edhe vonesat eventuale që mund të shkaktohet janë pikërisht për këto arsye’’.

‘’Punëtorët janë të stër-ngarkuara me pushime vjetore të anuluara, të cilët po punojnë me orar të stër-ngarkuar e të gjata mbi 12 orë. Punëtorët e pakët në numër po ngarkojnë/shkarkojnë dhjetëra tonë bagazhe brenda një ndërrimi’’.

Mes tjerash në kumtesë thuhet se Sindikata e kishin paralajmëruar një gjë të tillë më herët, por sipas tyre menaxhmenti i Aeroportit i ka injoruar.