Ndalohet shtetasja shqiptare në aeroportin e Prishtinës, tentoi të kontrabandojë qindra pako cigaresh drejt Londrës

03.03.2025

Një udhëtare femër, shtetase e Shqipërisë, është ndaluar këtë mëngjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi tentoi të kontrabandojë një sasi të konsiderueshme cigaresh drejt Londrës. Sipas njoftimit zyrtar, ndalimi u bë rreth orës 11:00, më 2 mars 2025, si rezultat i bashkëpunimit ndërinstitucional midis zyrtarëve doganorë dhe stafit të X-Ray të aeroportit. […]

Një udhëtare femër, shtetase e Shqipërisë, është ndaluar këtë mëngjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi tentoi të kontrabandojë një sasi të konsiderueshme cigaresh drejt Londrës.

Sipas njoftimit zyrtar, ndalimi u bë rreth orës 11:00, më 2 mars 2025, si rezultat i bashkëpunimit ndërinstitucional midis zyrtarëve doganorë dhe stafit të X-Ray të aeroportit. Gjatë kontrollit të rregullt të sigurisë, autoritetet zbuluan një sasi të konsiderueshme cigaresh në çantën e krahut të udhëtares.

“Me datën 02.03.2025, rreth orës 11:00, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, si rezultat i bashkëpunimit ndërinstitucional, sigurimit të informacioneve nga zyrtarë doganorë dhe në bashkëpunim me stafin e X-Rey të aeroportit, në shkuarje për në Londër është ndaluar një femër e cila kishte në posedim një çantë krahu, të cilën dyshohej se e kishte të mbushur me pako të cigareve. E njëjta është kontrolluar nga ana e zyrtarëve të X-Rey në prezencë të zyrtarëve kompetentë, ku në bazë të aparatit të kontrollit është detektuar se në çantën e krahut ka një sasi të konsiderueshme të pakove me cigare”, thuhet në njoftim.

Hetimet e mëtejshme zbuluan se udhëtarja kishte dorëzuar edhe një valixhe në check-in, e cila gjithashtu përmbante pako cigaresh. Pas kontrollit të valixhes, u konstatua se ajo posedonte gjithsej 104 bokse cigare “Malboro e kaltër” dhe 20 bokse “Karelia Slims”, të gjitha me banderola të shtetit të Shqipërisë dhe të padeklaruara në Doganën e Kosovës.

Të gjitha pakot e cigareve janë sekuestruar dhe rasti i është dorëzuar Doganës së Kosovës për veprime të mëtejme ligjore.

“Institucionet e Kosovës vazhdojnë bashkëpunimin, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe parandalimit të kontrabandës së mallrave”, theksohet në njoftim.