Simboli i pasurisë nëntokësore, Trepça shënon 100 vjet me 500 gurë përkujtimorë

para 36 dite

Kosova është e njohur për pasuritë e saj të shumta nëntokësore dhe mineralet e çmuara, të cilat nxirren në sipërfaqe nga minatorët që punojnë me përkushtim në minierat e saj.

Simboli i pasurisë nëntokësore, Trepça shënon 100 vjet me 500 gurë përkujtimorë

Ndër këto miniera, ajo e Trepçës, e vendosur në Stantërg të Mitrovicës, njihet si miniera me kapacitetin më të madh të prodhimit në vend.

Sot, në një ceremoni simbolike dhe me rëndësi të veçantë, janë vendosur 500 gurë në “Reporting House”, në nderim të 100-vjetorit të themelimit të Trepçës. Ky gjest shënon një moment historik për një prej simboleve më të rëndësishme ekonomike dhe industriale të Kosovës.

Miniera e Trepçës ka qenë dhe vazhdon të jetë një burim jetësor për shumë familje dhe një shtyllë e rëndësishme e ekonomisë. Për më shumë rreth thesarit nëntokësor të Trepçës, mund të lexoni edhe për Muzeun e Kristaleve “Trepça”, i pasur me mineralin “Vivianit” – ndër më të veçantët në botë.

Nderimi i sotëm vjen si një shenjë mirënjohjeje për të gjithë minatorët që kanë kontribuar ndër vite në nxjerrjen e pasurive minerale, si dhe për rëndësinë e kësaj minere për të ardhmen e vendit.

Etiketat

Ofertat e fundit