1.
Pesë minatorë të Trepçës të bllokuar për 9 orë në minierë shkaku i ndërprerjes së energjisë elektrike
11.01.2026
Pesë minatorë të Trepçës kanë mbetur të bllokuar për rreth 8 deri në 9 orë brenda minierës, si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike.
Sipas informacioneve, ndërprerja e rrymës ka shkaktuar probleme teknike në funksionimin e pajisjeve, duke pamundësuar daljen e menjëhershme të punëtorëve nga nëntoka. Minatorët, të cilët ishin në detyrë si pompistë kujdestarë, kanë qëndruar në vendet e tyre të punës deri në stabilizimin e situatës.
Pas rikthimit të energjisë elektrike dhe normalizimit të kushteve, të pesë minatorët kanë arritur të dalin nga miniera pa asnjë incident. Gjendja e tyre shëndetësore raportohet të jetë e mirë dhe nuk është shënuar asnjë pasojë.
