Mjeku: Minatorët e fundit dolën në sipërfaqe, rikthehet furnizimi me energji në Trepçë

08.10.2026

Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, ka njoftuar se minatorët e fundit të ngujuar në Trepçë kanë dalë në sipërfaqe rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Mjeku ka falënderuar të gjithë ata që kontribuuan në përballimin e situatës, ndërsa bëri të ditur se Trepça, me përkrahjen e KOSTT-it dhe partnerëve të tjerë, ka rikthyer furnizimin me energji elektrike në minierë.

Sipas tij, energjia është e nevojshme për funksionimin e ashensorit, ajrosjen dhe pompimin e ujit.

“Ndërrimi i ri ka fillu punën me rregull në horizontet VIII dhe IX”, ka shkruar Mjeku.

Ai ka bërë të ditur se në vazhdim do të punohet për sanimin e të gjitha dëmeve, me qëllim krijimin e kushteve të sigurta për punëtorët dhe rikthimin e prodhimit.