Siguria në punë vazhdon të jetë problem për punëtorët kosovarë

29.11.2021

Krahasuar me vitin paraprak, numri i rasteve me fatalitet ka shënuar rënie, ndërkaq si rezultat i mos-sigurisë në punë, 7 persona kanë humbur jetën në vendin e punës. Kështu kanë thënë në Inspektoratin e Punës. Nga kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli këto rezultate po shihen shqetësuese. Ai ka […]

Siguria në punë vazhdon të jetë problem për punëtorët kosovarë Foto: Ilustrim

Krahasuar me vitin paraprak, numri i rasteve me fatalitet ka shënuar rënie, ndërkaq si rezultat i mos-sigurisë në punë, 7 persona kanë humbur jetën në vendin e punës.

Kështu kanë thënë në Inspektoratin e Punës.

Nga kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli këto rezultate po shihen shqetësuese.

Ai ka rekomanduar shtimin e inspektimeve.

Si pasojë e kushteve të rënda dhe sigurisë së pamjaftueshme në punë, 210 persona kanë pësuar lëndime të rënda e të lehta, deri në nëntor të këtij viti.

Rastet e lëndimeve të raportuara kanë shënuar rritje, thotë zëvendës-kryeinspektori për siguri në punë, Agim Millaku, i cili tregon për Radio Kosovën se këtë vit ka më pak raste të vdekjeve në vendin e punës. 

“Gjatë këtij viti, për fatin e keq, siç thashë edhe më herët, është një numër i madh i aksidenteve në vendin e punës. Këto aksidente kanë kaluar, përjashtimisht 7 prej tyre që kanë humbur jetën në vendin e punës. Kemi pasur edhe dy raste të vdekjeve të natyrshme në punë. Kjo është konstatuar edhe nga shëndetësia, se ata kanë pasur atak në zemër”, thotë Millaku.

Për kryetarin e Bashkimit të Sindikata të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, është shqetësues numri i rasteve të vdekjeve dhe lëndimeve në vendin e punës. Gjendja më e rëndë është në sektorin privat, thotë ai.  

“Kushtet në punë nuk janë fare të mira, sidomos në sektorin privat. Në këtë sektor gjendja është shumë-shumë e keqe, pasi nuk kanë siguri në punë. Ne, si BSPK, jemi shumë të shqetësuar dhe nën-stop mundohemi që t’i bëjmë presion Inspektoratit të Punës që të dalë dhe të bëjë kontrolle për të verifikuar gjendjen faktike”, thotë ai.

I pari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, pohon se për të përmirësuar situatën, kërkohet me urgjencë angazhimi i më shumë inspektorëve./RadioKosova/