15 persona humbën jetën në punë gjatë vitit 2022, një shifër e tillë konsiderohet shqetësuese!

  • 26.01.2023
15 persona humbën jetën në punë gjatë vitit 2022, një shifër e tillë konsiderohet shqetësuese!

Siguria në punë vazhdon të jetë problem për punëtorët kosovarë.

Në Kosovë gjatë vitit 2022, 15 qytetarë kanë vdekur në vendin e tyre të punës. Një shifër e tillë po konsiderohet shqetësuese edhe nga kryeinspektori i Punës, Hekuran Nikçi.

Nikçi i ftuar në emisionin Kallxo Përnime, në të cilin po prezantohen gjetjet e raportit mbi të drejtat e punëtorëve, tha se vdekjet në vendin e punës janë të gjitha në sektorin e ndërtimtarisë.

Kryeinspektori i Punës tha se në pjesën e dytë të vitit 2022 kanë kryer mbi 6 mijë inspektime në terren. Nga këto 6 mijë inspektime janë shqiptuar mbi 400 gjoba.

“Ne kemi arritur që në pjesën e dytë të vitit të arrijmë synimin e ERA-së që është pjesë e MSA-së. Synimi ka qenë 6 mijë, ne kemi bërë 6 mijë e 32 inspektime. Prej këtyre 6 mijë inspektimeve kemi 400 e ca gjoba. Kjo natyrisht ka rritur vetëdijesimin te bizneset”, tha Nikçi.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët

[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë

Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë

Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj

Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore

Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale

Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë

Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar

Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë