Shtyhet mbledhja e përbashkët e dy qeverive shqiptare

23.09.2020

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kishin planifikuar që të mbajnë mbledhjen e përbashkët këtë të premte në Shkodër. Kështu kishte bërë të ditur zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj, e cila është edhe koordinatore për këtë takim. Mirëpo për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, Kryeministri Hoti është dakorduar me Kryeministrin Rama që mbledhjen e […]

Shtyhet mbledhja e përbashkët e dy qeverive shqiptare Foto: Ilustrim

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kishin planifikuar që të mbajnë mbledhjen e përbashkët këtë të premte në Shkodër.

Kështu kishte bërë të ditur zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj, e cila është edhe koordinatore për këtë takim.

Mirëpo për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, Kryeministri Hoti është dakorduar me Kryeministrin Rama që mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, të paraparë për këtë të premte, ta mbajnë më 2 tetor.

Kështu ka bërë të ditur vet Kryeministri Hoti përmes një shkrimi në profilin e tij.