Shtrenjtimi i rrymës, Kusari-Lila: S’mund të fajësohet Qeveria Kurti për 1 vit në pushtet!

08.02.2022

Sipas ZRrE-së, të gjithë konsumatorët që shpenzojmë më shumë se 800kWh do të ketë dy tarifa. “Vendosja e bllok tarifave nuk është diskriminues. Disa nga komentet kanë qenë se a duhet të jetë rritje lineare. ZRrE-ja konstaton se pa një mbështetje nuk mund t’i arrij synimet. ZRrE propozon që blloku të zhvendoset në 800kWh, me […]

Shtrenjtimi i rrymës, Kusari-Lila: S’mund të fajësohet Qeveria Kurti për 1 vit në pushtet! Foto: Ilustrim

Sipas ZRrE-së, të gjithë konsumatorët që shpenzojmë më shumë se 800kWh do të ketë dy tarifa.

“Vendosja e bllok tarifave nuk është diskriminues. Disa nga komentet kanë qenë se a duhet të jetë rritje lineare. ZRrE-ja konstaton se pa një mbështetje nuk mund t’i arrij synimet. ZRrE propozon që blloku të zhvendoset në 800kWh, me dy tarifa prej 12.5 centë dhe 5.9 centë. Të gjithë konsumatorët komercial dhe të amvisëritë, ZRrE-ja propozon që për 800kWh të ketë zero rritje”, është thënë nga Departamenti i Tarifave të ZRrE-së.

Rritja e çmimit do të vlejë për konsumatorët komercial dhe shtëpiak, dhe e njëjta nuk vlen për bizneset. Në propozimin e dhënë për bordin është cekur që për bizneset nuk do të ketë bllok të tarifës.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes  “Vetëvendosje”, Mimoza Kusari-Lila e ka quajtur popullist sulmin e partive opozitare ndaj Qeverisë Kurti rreth shtrenjtimit të energjisë elektrike në vend.

Kusari-Lila gjersa replikoi me deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka theksuar se propozimi i LDK-së në ZRRE kishte të bëjë që e gjithë ngritja e rrymës të paguhet nga buxheti i shtetit.

“Ju u bashkëngjitet thirrjes popullsitë për shkarkimin të Bordit të ZRRE-së për arsye që e kryen një obligim ligjor.

Ne mund të diskutojmë për alternativa, siç ka ofruar Qeveria Kurti. Por jo t’i gjuhet gjithë përgjegjësia e barrës aktuale të një partie në pushtet e cila s’ka një vit që është në pushtet.

Pra, po kërkojnë që zgjidhje të bëhen brenda asaj që juve ju nxjerrin mirë para qytetarëve të Republikës. Kriza na ka prekur të gjithëve”, ka thënë ajo.

A e dini çka është KODI 95?
Voto