Kusari-Lila dhe Oda e Farmacistëve diskutojnë reformimin e tregut të barnave dhe mbrojtjen e pacientëve

27.03.2026

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka pritur në takim përfaqësuesit e Oda e Farmacistëve të Kosovës, ku në fokus ishte funksionimi i tregut farmaceutik dhe avancimi i të drejtave të pacientëve.

Në këtë takim morën pjesë kryetari Kadri Bytyqi dhe nënkryetari Astrit Haxhijaha, me të cilët u diskutua për nevojën e koordinimit më të mirë institucional dhe rritjen e transparencës në këtë sektor të rëndësishëm.

Ministrja Kusari-Lila theksoi rëndësinë e përmirësimit të kushteve të operimit për bizneset farmaceutike, duke nënvizuar rolin e institucioneve në garantimin e një tregu të drejtë dhe konkurrues.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua mbrojtjes së të drejtave të pacientëve, në përputhje me kompetencat e Inspektorati i Mbikëqyrjes së Tregut, me synim sigurimin e cilësisë dhe sigurisë së barnave në qarkullim.

Palët u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit dhe ndërmarrjen e hapave konkretë për një funksionim më efikas të tregut farmaceutik, në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve.

Takime të tilla u vlerësuan si të rëndësishme për ndërtimin e një sistemi më transparent dhe të qëndrueshëm.