Shteti vazhdon avazin e njëjtë, grevistëve nuk u dalin pagat e muajit shtator

30.09.2022

Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e sotme pakon për përballje me inflacionin. Gjatë prezantimit të kësaj pako ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se pagat tanimë janë procesuar dhe shtesa prej 50 eurove për të gjithë punëtorët e sektorit publik nuk është ekzekutuar këtë muaj, por do të ekzekutohet në formë retroaktive […]

Shteti vazhdon avazin e njëjtë, grevistëve nuk u dalin pagat e muajit shtator Foto: Ilustrim

Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e sotme pakon për përballje me inflacionin.

Gjatë prezantimit të kësaj pako ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se pagat tanimë janë procesuar dhe shtesa prej 50 eurove për të gjithë punëtorët e sektorit publik nuk është ekzekutuar këtë muaj, por do të ekzekutohet në formë retroaktive në fund të muajit të ardhshëm, shkruan Indeksonline.

Në fjalën e tij, Murati ka thënë se pagat janë procesuar për të gjithë ata që kanë punuar me orar të plotë gjatë muajit.

Poashtu ai ka bërë me dije se këtë javë është ekzekutuar pagesa e dyfishtë për 25 mijë familje përfituese të asistencës sociale.

Ndërsa për pensionistët dhe studentët ka bërë me dije se shtesat prej 100 eurove do t’i marrin muajin e ardhshëm.