Shteti nuk po i kompenson dëmet e shkaktuara ndaj pacientëve

07.08.2021

Deri tani institutcionet shëndetësore nuk e kanë kompensuar materialisht asnjë pacient për dëmet shkaktuara gjatë trajtimit. Përkundër faktit se ligji e obligon, institucionet shëndetësore nuk e kanë krijuar fondin për kompensimin e pacientëve. Të pakta janë rastet e dëmshpërblimit, dhe ato që janë bërë kanë ardhur pas ndjekjes së procedurave gjyqësore. Shoqata e Pacientëve e […]

Shteti nuk po i kompenson dëmet e shkaktuara ndaj pacientëve Foto: Ilustrim

Deri tani institutcionet shëndetësore nuk e kanë kompensuar materialisht asnjë pacient për dëmet shkaktuara gjatë trajtimit.

Përkundër faktit se ligji e obligon, institucionet shëndetësore nuk e kanë krijuar fondin për kompensimin e pacientëve.

Të pakta janë rastet e dëmshpërblimit, dhe ato që janë bërë kanë ardhur pas ndjekjes së procedurave gjyqësore.

Shoqata e Pacientëve e ka dërguar këtë çështje edhe tek Avokati i Popullit, por që nga viti 2019 nuk ka marrë përgjigje. Ndërsa, nga partia në pushtet zotohen se do të adresojnë këto çështje në kuadër të legjislacionit.

Kryetari i Shoqatës së Pacientëve në Kosovë, Besim Kodra thotë se institucionet shëndetësore nuk i plotësojnë kushtet për shërbime të tilla. Sipas tij, shteti nuk është i gatshëm që të kompensojë pacientët të cilët kanë pësuar nga sistemi shëndetësor.

“Ankesa të tilla ka por jo shumë për faktin se fillimisht duhet të vërtetohet se pacientit iu është shkaktuar dëmi pastaj ai të kërkojë dëmshpërblim. Fakti se gjykatat janë azhure në vërtetimin e ankesave të pacientëve dhe atëherë pacientëve po u pamundëson kërkesën për dëm që i është shkaktuar në rast të gabimeve mjekësore… Dy vitet e fundit janë përzier edhe me pandemi, kërkesat për dëmshpërblime kanë qenë shumë më të vogla sesa paraprakisht.

Mirëpo, në vitin 2016, 2017, 2018, kemi pasur mjaft raste të tilla që ne i kemi udhëzuar në gjykatë. Për shkak se procedurat administrative në vërtetimin e shkeljeve që i janë bërë pacientëve janë shumë jo komunikatave, jo të rregulluara mirë”, thotë Kodra për KosovaPress.

Ato pak raste të dëmshpërblimit ndaj pacientëve kanë qenë të procedurave gjyqësore, por jo edhe ato administrative.

Anëtari i Komisionit për Shëndetësi, Haxhi Avdyli thotë se janë duke punuar për bazë më të mirë ligjore, meqë pohon se e drejta e qytetarëve për kompensim nuk është zbatuar.