“Dezertimi i detyrës”, Avdyli: Kryetari i komunës kandidon për deputet, ju paguani faturën!

22.12.2024

Në një akuzë të drejtpërdrejtë ndaj partive politike, deputeti i partisë Guxo, Haxhi Avdyli, ka denoncuar praktikën e kandidatëve për deputetë që janë njëkohësisht edhe kryetarë komunash.

“Dezertimi i detyrës”, Avdyli: Kryetari i komunës kandidon për deputet, ju paguani faturën! Foto: Ilustrim

Në një postim të tij në rrjetet sociale, Avdyli e ka cilësuar këtë veprim si një tallje e drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve dhe një shpërfillje e plotë e interesit të tyre.

“Ju qytetarë, ku kryetari i juaj i Komunës ka vendosur të kandidojë për deputet, dine që ajo parti dhe ai kryetar është duke bë hajgare me ju,” shkruan Avdyli. Sipas tij, një kryetar komune që vendos të bëhet deputet, në fakt po i tradhton votuesit e tij duke i lënë pa përfaqësim të denjë në nivel lokal.

Avdyli ka theksuar se kjo praktikë jo vetëm që është një shkelje e besimit të qytetarëve, por edhe një shpenzim i panevojshëm i parave të taksapaguesve, pasi që komunat do të detyrohen të organizojnë zgjedhje të reja për të zgjedhur kryetar të ri.

“Nëse vërtetë ky kryetar ka vendosur të bëhet deputet, kjo është nëpërkëmbja e votës tuaj lokale dhe duhet të quhet DEZERTIM nga detyra,” shprehet Avdyli. Ai ka shtuar se këta politikanë po e shfrytëzojnë besimin e qytetarëve për të avancuar interesat e tyre personale, duke mos u përqendruar në zgjidhjen e problemeve të komunitetit.

Deputeti i Guxos ka bërë thirrje te qytetarët që të mos bien pre e mashtrimeve të këtyre politikanëve dhe të kërkojnë llogari për veprimet e tyre. “Me çfarë fytyre do dalin para votuesit, me çfarë rrene do kërkojnë votën për vete ku disa janë vendosur në top 10 e partisë,” pyet Avdyli retorikisht.

Avdyli ka kritikuar veçanërisht partitë LDK, AAK dhe PDK, duke i akuzuar se po e shfrytëzojnë këtë taktikë për të fituar vota. Sipas tij, këto parti po e shndërrojnë politikën në një lojë të pingpongut me besimin e qytetarëve.

“Kjo fytyrë e mashtrimit duhet të shpërfaqet para qytetarëve, veçanërisht të komunave që sot udheheqen nga LDK, AAK e PDK se si pa u skuqur do fillojnë lojën e pingpongut me besimin e qytetarëve në këtë fushatë,” ka përfunduar Avdyli.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More