ShSKUK: 97 pacientë po trajtohen në klinikat dhe spitalet COVID

28.06.2021

Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 97 pacientë. Sipas raportit të punës për datën 28 qershor 2021, 28 prej tyre janë të konfirmuar me COVID-19, 1 është në gjendje të rëndë dhe 78 janë në oksigjeno-terapi. Në QKUK janë të shtrirë 77 pacientë: 13 të konfirmuar me […]

Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 97 pacientë.

Sipas raportit të punës për datën 28 qershor 2021, 28 prej tyre janë të konfirmuar me COVID-19, 1 është në gjendje të rëndë dhe 78 janë në oksigjeno-terapi.

Në QKUK janë të shtrirë 77 pacientë: 13 të konfirmuar me COVID-19, 66 me oksigjeno-terapi dhe 1 në gjendje të rëndë.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 13 pacientë, 1 në gjendje të rëndë + 26 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë dhe Klinika e Pulmologjisë, 38 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 20 pacientë, 15 të konfirmuar pozitivë dhe 12 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Gjakovës, 1 pacient, Spitali i Pejës, 5 pacientë, Spitali i Gjilanit, 12 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë.