ShSKUK: 86 pacientë në trajtim nga COVID-19 në spitalet e Kosovës

24.06.2021

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se aktualisht 86 pacientë janë duke u trajtuar në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme nga Covid-19. 25 prej tyre, janë të konfirmuar pozitivë, 56 janë me oksigjeno-terapi, ndërkaq 2 pacientë vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore. Në QKUK janë të shtrirë 65 pacientë: 11 […]

ShSKUK: 86 pacientë në trajtim nga COVID-19 në spitalet e Kosovës Foto: Ilustrim

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se aktualisht 86 pacientë janë duke u trajtuar në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme nga Covid-19.

25 prej tyre, janë të konfirmuar pozitivë, 56 janë me oksigjeno-terapi, ndërkaq 2 pacientë vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në QKUK janë të shtrirë 65 pacientë: 11 të konfirmuar me COVID-19, 46 me oksigjeno-terapi, 1 në gjendje të rëndë.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 11 pacientë, 1 në gjendje të rëndë + 17 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë, Klinika e Pulmologjisë, 37 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 18 pacientë, 1 në gjendje të rënduar, 14 të konfirmuar pozitivë, 10 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 3 pacientë, Spitali i Gjakovës, 3 pacientë, Spitali i Pejës, 4 pacientë, Spitali i Gjilanit, 8 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 3 pacientë.