ShSKUK: 77 pacientë janë në trajtim nga COVID-19

18.06.2021

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se 77 pacientë janë në trajtim nga Covid-19. Nga ta, 28 janë të konfirmuar me COVID-19, ndërkaq 55 me oksigjeno-terapi, sipas raportit të punës për datën 18 qershor 2021. Në QKUK janë të shtrirë 55 pacientë: 15 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë dhe 46 me oksigjeno-terapi. […]

ShSKUK: 77 pacientë janë në trajtim nga COVID-19 Foto: Ilustrim

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se 77 pacientë janë në trajtim nga Covid-19.

Nga ta, 28 janë të konfirmuar me COVID-19, ndërkaq 55 me oksigjeno-terapi, sipas raportit të punës për datën 18 qershor 2021.

Në QKUK janë të shtrirë 55 pacientë: 15 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë dhe 46 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 15 pacientë, 1 në gjendje të rëndë, Klinika e Pulmologjisë, 40 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 22 pacientë: 13, të konfirmuar pozitivë, 9 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 5 pacientë, Spitali i Gjakovës, 1 pacient, Spitali i Pejës, 7 pacientë, Spitali i Gjilanit, 3 pacientë, Spitali i Ferizajt, nuk ka pacientë, Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë.