SHSKUK: 113 pacientë në trajtim nga COVID-19

SHSKUK: 113 pacientë në trajtim nga COVID-19
Çlirim Gashi

15.06.2021 / Lajme

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 113 pacientë të dyshuar dhe të konfirmuar me COVID-19, sipas raportit të punës për datën 15 qershor 2021.

Nga ta, 31 janë të konfirmuar me COVID-19, kurse 86 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 82 pacientë: 17 janë të konfirmuar me Sars Cov-2, 70 janë me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 17 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 65 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 31 pacientë: 13 të konfirmuar pozitivë, 16 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 4 pacientë, Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Pejës, 17 pacientë, Spitali i Gjilanit, 4 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient.

LEXO EDHE:  23 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar në spitalet e Kosovës, një pacient në gjendje të rëndë

LAMI Palace – Bëhuni pjesë e ambientit mbretëror duke shijuar çdo detaj!

LAMI Palace një vend i veçantë i ndërtuar dhe dizajnuar me një shije të rrallë dhe unike ofron momente të...

Lexo më shumë

Të fundit